Në takimin me strukturat e PD në Elbasan, e inicuar nga anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, e mori fjalën dhe pedagogu i Arteve, Ardian Isufi.

Ai theksoi se i është bashkuar PD në protestat e organizuara kundër vjedhjes së votës apo cdo lloj padrejtësie, por sot kërkohen alternativa të reja për të hapur rrugë të reja.

“Jam i entuziasmuar që shoh shumë të rinj që kërkojnë arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, sepse nuk mund të ecim me rrenat e një shëndetësie falas kur ne paguajmë. Këto alternativa të reja janë për të hapur rrugë të reja. Nuk duhet të jemi me konservatorizëm të shkuar por kapitalizëm social, ku shoqëria duhet të shkojë tek individi dhe partia duhet të shkojë po ashtu tek individi”, tha Isufi.

Ardian Isufi: Si pedagog i Universitetit të Arteve, por dhe ish-koordinator i PD, kemi qenë në sheshe duke protestuar kundër vjedhjes së votës, apo kundër cdo lloj padrejtësie shoqërore e sociale dhe sot jemi mbledhur në Elbasan, qytet vlerash, qëndrestaresh dhe rezistence.

Jam i entuziasmuar që shoh shumë të rinj që kërkojnë arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, sepse nuk mund të ecim me rrenat e një shëndetësie falas kur ne paguajmë. Këto alternativa të reja janë për të hapur rrugë të reja. Nuk duhet të jemi me konservatorizëm të shkuar por kapitalizëm social, ku shoqëria duhet të shkojë tek individi dhe partia duhet të shkojë po ashtu tek individi.

Do jemi përsëri bashkë dhe Ervini na ka mbledhur të gjithëve bashkë në një dialog të vërtetë dhe real. Rezistencë se do ja dalim,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb