Gazetari i News24, Osman Stafa ishte i ftuar në emisionin “Log” ku ka bërë një panoramë të situatës brenda PD, pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Stafa tha se në PD, nëse Berisha nuk del një ditë në media, PD-së i vihet kyçi.

Sipas tij, PD funksionon sot dhe po ecën vetëm se Berisha del përditë. Gazetari Osman Stafa tha se brenda kampit demokrat janë 3 grupime që kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me largimin ose jo të Berishës nga kreu i PD, pas humbjes më 11 maj.

“Ka 3 grupime me 3 rryma mendime. Deputetë ish deputetë që mendojnë se Berisha në shtator largohet nga PD dhe i hap rrugën të rinjve të kandidojnë.

Grupi i dytë mendon se berisha do të ikë kur PD të hyjë në zgjedhje sipas statutit në pranverën e 2026 dhe grupi i tretë pjesa drejtuese, individtët kupola e PD që mendon se Berisha nuk duhet të ikë”, tha Stafa.

Osman Stafa: Një moment ka qenë kur Berisha ka qenë i sëmurë dhe PD i vihet kyçi. PD funksionon sot dhe po ecën vetëm se Berisha del përditë. Nuk dimë ca ndodh në PD ska as analizë.

Ka 3 grupime me 3 rryma mendime. Deputetë ish deputetë që mendojnë se Berisha në shtator largoihet nga PD dhe i hap rrugën të rinjve të kandidojnë.

Grupi i dytë mendon se berisha do të ikë kur PD të hyjë në zgjedhje sipas statutit në pranverën e 2026 dhe grupi i tretë pjesa drejtuese, individtët kupola e PD që mendon se Berisha nuk duhet të ikë.

(BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb