Një tjetër deputete e PD-së ka reaguar në lidhje me rezultatin që mori kjo parti gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
E kontaktuar nga gazetari i News 24, Enver Doçi, deputetja Dhurata Çupi bëri përgjegjës për këto rezultate kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa kërkoi dorëheqjen e tij.
“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e shkodranëve e dibranëve, si dy bastionet e PD”, tha Çupi.
