Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë sot pjesë e takimit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për prezantimin e kandidatit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë e Mirëditës, Arben Mëlyshi.

Topalli ngriti shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit, duke shprehur se kjo nuk është diçka që mund të tolerohet në kombin tonë të vogël, ndërsa edhe shkalla e lindshmërisë është në rënie.

Ajo shtoi se kryeministri Edi Rama ka luftuar të godasë PD me veprime të marra edhe përtej oqeanit, referuar çështjes “McGonigal”.

Topalli përfundoi fjalën e saj me fjalën: Unë e di që nuk është e lehtë të luftosh kundër krimit dhe fuqisë korruptuese të parasë, por kur bëhemi bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të prezantosh kandidat një njeri me vizion, të dashur e të shkolluar.
Nuk ka frazë më të dhimbshme se ajo që në sofrat tona mungojnë fëmijët. Duhet të shfrytëzojmë zgjedhjet për të bërë ndryshimin e madh. Në asnjë vend nuk ka projeksion zhvillimi ekonomik nëse gjërat shkojnë siç po shkojnë në vendin tonë. Jemi një komb i vogël, nuk kemi luksin të largojmë e përzëmë fëmijët tanë.
Lindshmëria është në rënie vertikale.
Një vend ku të rinjtë ikin dhe lindshmëria është në rënie, është një vend i pashpresë.
Prania juaj sot këtu tregon të kundërtën. Është zëri i nënave dhe baballarëve që nuk kanë pranë fëmijët.

Dje kam lexuar në media për një nënë që sapo kishte lindur fëmijën, ishte dërguar në burg se nuk ka paguar gjobat. Për cilën reformë drejtësie mund të flasin këto? Nuk është ajo gjykatëse për tu futur në burg në vend të asaj nëne?

Para 3 ditësh, vranë gjyshen tjetër në luftë mes bandash. Nënën e fëmijës 8 ditësh e fusin në burg sepse ishte e rrezikshme ndërsa tjetri ishte i lirë.
Është momenti për të thënë disa të vërteta të mëdha.
Kur ka ndodhur që një vendim gjyqësor të caktojë kryetarin e partisë, që një kryetar ka dhënë dorëheqjen të quhet kryetar dhe PD mos regjistrohet në zgjedhje se pushtetit nuk i duhet një forcë kundërshtuese, të jepen PPP në asnjë zbatim të ligjshmërisë, ku 10 vite mos bëhet indeksimi në paga e pensione.
Ndodh vetëm në një vend ku opozita drejtohej nga dikush që ishte peng.
Berisha i shërbeu zgjuarjes së nervit politik të shqiptarëve.

Pushteti i parasë dhe pushtetit tentojnë të blejnë, por situatat na shpjegojnë shumë gjëra, lobohej për të shkatërruar PD edhe matanë oqeanit.

Unë e di që nuk është e lehtë të luftosh kundër krimit dhe fuqisë korruptuese të parasë, por kur bëhemi bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: