Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është tërhequr dhe nuk është më palë në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në një kohë kur debate dhe tensione ka pasur në lidhje me këtë proces edhe në Komisionin e Ligjeve, Berisha tha se është fardsë dhe e turpshme fakti që nuk njihet tërheqja e firmave nga PD.

“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Nëse ju kujtohet në një nga ditët po këtu, Balla informoi se atë ia kam lënë opozitës dhe unë ju thash se do pendohen, Ko tregon se u penduan. Ne kemi tërhequr votat përveç Kalasë, Hysës, Ndregjonit, Halusit dhe Mustafaj.
Sot futën kandidaturën e tyre dhe Manja thotë nuk njoh tërheqjen e firmave.

Ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Nuk marrim pjesë në farsë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb