Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se pavarësisht faktit që ka mbledhur 30 milionë dollarë nga taksat për arsimin, nuk ka ndërtuar sipas saj asnjë shkollë.

Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesi i PD-së, Mateo Spaho theksoi se Tirana është sot qyteti me taksat më të larta në vend. Sipas tij, Veliaj nuk ka mbajtur premtimin për zhvillimin e mësimit në shkolla vetëm me një turn.

PD shton më tej se 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Tirana është sot qyteti me taksat më të larta në vend. Është i vetmi qytet që ka një taksë për infrastrukturën arsimore, të cilën do të vazhdojmë ta paguajmë edhe vitin e ardhshëm.
Taksa është e paligjshme, antikushtetuse, pasi arsimi publik në Shqipëri është falas, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Ana tjetër është se paratë që u ka marrë banorëve të Tiranës për këtë taksë të paligjshme, Bashkia nuk i ka investuar në shkolla. Kur taksa u vendos nga Erion Veliaj, sapo mori drejtimin e Tiranës, u tha se qëllimi parësor është heqja përfundimisht e mësimit me dy turne, rikonstruksioni i shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i 17 shkollave të reja.
Sot, të gjithë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Erion Veliaj vazhdon të na zhvasë nga lekët me taksën gjoja të përkohshme të arsimit, por fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve.
Është rasti të përmendim se megjithëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të dëmtuar në Tiranë.
Premtimet nuk janë mbajtur, sepse si i pari i Bashkisë, si i pari i qeverisë janë politikanë që mashtrojnë elektoratin me premtime të rreme.
Si çdo muaj të këtyre 5 viteve, edhe vitin e ardhshëm me faturën tonë të ujit do të paguajmë edhe taksën për infrastrukturën arsimore, pa marrë asgjëmbrapsht. Janë 18 mijë lekë çdo vit në faturën e familjarëve, 40 mijë deri në 370 mijë lekë në faturën e biznesit të vogël dhe të madh.
Nuk i kanë shpëtuar taksës që nga shërbimet, dyqanet, marketet, punishtet, fabrikat, profesionistet e lirë e deri te OJQ-të.
Të gjithë paguajnë për taksën e infrastrukturës shkollore, por shkolla të reja dhe të mirëmbajtura në Tiranë nuk ka. Nga viti 2016 deri më sot Erion Veliaj ka arkëtuar 30 milionë usd nga kjo taksë. Me kaq shumë para të marra nga qytetarët e Tiranës, çdo shkollë në Tiranë duhet të kishte ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm me kushtet minimale të higjienës për të mos shndërruar shkollat ne vatrat më të mëdha të infeksionit.

Me 30 milionë dollarë, Erion Veliaj do të duhej të kishte ndërtuar së paku 12 shkolla moderne deri më tani. Por sa shkolla ka ndërtuar në fakt?
Përgjigja është zero shkolla!
Pse? Sepse është një politikan që premton shumë dhe bën pak ose aspak. Sepse është modeli i politikanit që nuk na duhet, i cili ka interesin e klientëve të parin.
Megjithëse na ka marrë rreth 30 milionë dollarë taksë për arsimin, Erion Veliaj ka bërë gati kontratat për të ndërtuar shkollat me PPP, shumë shtrenjtë dhe me interes të lartë, duke u siguruar klientëve të tij fitime të mëdha.
Më konkretisht. Erion Veliaj po na detyron që, përveç taksës së arsimit, ne të paguajmë edhe 58 milionë dollarë të tjera, plus 14 milionë dollarë i nteresa për klientët e PPP-ve.

Bashkia paguan për këto shkolla një interes të lartëme PPP, 6.2 përqind, ndërkohë që po të kishte marrëvetë kredi dhe të shpallte tender normal, interesi do të ishte deri në 6 herë më i ulët.
Skema është e qartë. Erion Veliaj, njësoj si Edi Rama, nuk ka prioritet shkollat, por klientët e PPP-ve. Ndërkohë që ne do të paguajmë taksën e shkollës, do të paguajmë edhe 14 milionë dollarë shtesë për aferat e pista të Erion Veliajt me shkollat. Boll më me këtë vjedhje dhe abuzim, që po na lë tëfundit kudo. Kryeqytetit i duhet një njeri i përgjegjshëm! Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme. Bashkë ne mund dhe do të bëjmë ndryshimin!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb