Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur para të rinjve durrsakë, tha se PS sot është në një moment që duhet të finalizojë procesin e integrimit në BE.
Rama tha se sot është në momentin e duhur dhe kohën e duhur njëlloj si PD në mars të vitti 1992 kur u votua masivisht për të mbyllur faqen 50 vjet me sistemin komunist.
“Jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet, dhe e votuan masivisht. Sot ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një votë përtej mbështetësve natyralë dhe tradicionalë të PS. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë vota por 1 mln duke përfshirë dhe emigrantët”, tha Rama.
(BalkanWeb)
