Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me moderatore Eni Vasili u shpreh se procesi i Primarëve për zgjedhjet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që do të zhvillojë PD më 1 mars, janë ushtrim demokratik por jo proces i mirëfilltë i Primareve.

Xhaferraj tha se ndonëse duhet rrotacioni, e shkuara tregon se me 2 Primare që u bënë nga PD, asnjë prej tyre nuk solli fitoren e opozitës.

 

Ferdinand Xhaferraj: Ne nuk e dimë kush do caktohet deputet. Nuk janë Primare, por ushtrim demokratik. Do të bëhet një përzgjedhje për të cuar emrat tek kryetari i partisë. nisur nga përkuzimi për primaret dhe si organizohen, që duan disa muaj, procesi bëhet për të lancuar kandidatët.

Ne të gjithë duam rrotacionin, por e shkuara na tregon se me 2 Primare që bëmë nuk na cuan në fitore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb