Kryeministri Edi Rama ka folur sot në “Sy, m’sy” në lidhje vendimin e Parlamentit Europian për të hapur në Shqipëri zyrën për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, kjo zyrë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes Parlamentit Evropian, parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i qeverisë zbuloi gjithashtu se më 15 Maj, një ditë para Samitit të Komitetit Olimpik që do të mbahet në Tiranë, liderët e BE do të mbajnë një darkë zyrtare në vendin tonë.
“Zyra e Parlamentin Europian në Tiranë, do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes PE dhe parlamenteve kombëtare të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor. PE që vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet, si ka mundësi? Si ka mundësi, Sorosi i fshehur pas Roberta Metsola dhe PE që vazhdon lobon si diversant?!Dhe për të qenë shumë të qartë, PE me hapjen e kësaj zyre konfirmon një strategji më të mirë të BE dhe nga ana tjetër, përcakton pa diskutim Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtare e BE. Sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të Parlamentit Evropian. Ky është vlerësim i jashtëzakonshëm, moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar dhe kemi filluar paralelisht përgatitjet për samitin e madh të komitetit politik më 16 maj”, tha ai.
