Ka nisur grumbullimi i pedagogëve para Universitetit të Politeknikut.
Pedagogët kanë dalë në protestë krah studentëve, të cilët për ditë të tëra po protestojnë, protestë që vjen pas muajsh protestash paqësore në atë që u njoh si “Revolucioni Flamingo”.
Studentët dhe të rinjtë për 9 ditë me radhe kanë vijuar revoltën duke u përballur me dhunë policore, me kërkesën për arsim, shëndetësi, sigurim jete dhe prone si dhe kërkesën e pa negociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga Politekniku, pritet marshimi i pedagogëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
