Pedagogu Lorenc Stojani i Departamentit të së Drejtës Penale në Universitetin “Luarasi”, u shpreh në studion e Neës24 se vit pas viti janë rritur transferimet e studentëve nga jashtë Shqipërisë të cilët zgjedhin Luarasin.

Vitin e fundit akademik, tha Stojani, numri i studentëve nga jashtë vendit të cilët transferuan studimet tek Universiteti Luarasi u rrit me 50%. Sipas tij, drejt Luarasit vijnë edhe studentë nga Universiteti publik dhe i përkasin kryesisht Fakultetit të Drejtësisë.

“Ka patur studentë që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë dhe kanë ardhur në Luarasi. Kam një përmbledhje statitikash, “Luarasi” ka patur 10-15 trasferime në vit. Vitin e kaluar transferimet u rritën me 50%. Luarasi është i kërkueshëm në tregun cilësonr të arsimit të lartë. Kemi studentë që kanë ardhur jo vetëm nga fakultetet e tjera private, madje në këtë ekonomi tregu mund të ketë fakultete private të cilat në dëm të cilësisë aplikojnë edhe tarifa më të ulta, ndërkohë kemi patur studentë që kanë ardhur të Luarasi pavarësisht ofertës, tamam me kërkesën për cilësi më të lartë.

Ose nga universiteti shtetëror që dihet se ka një traditë të qëndrueshme të cilësisë, ka patur studentë që kanë ardhur nga Universiteti shtetëror dhe me mesatare të lartë, studentë të mirë që kërkojnë më të mirën në këtë treg të arsimit të lartë, veçanërisht në Fakultetin e Drejtësisë”, u shpreh pedagogu i Luarasit, Lorenc Stojani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb