Teksa pak ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha njoftuan mënyrën e re të komunikimit, atë të podcast-it, të shumta kanë qenë reagimet për këtë ‘mjet’ të ri. Pedagogu Erlis Çela pohoi se kjo mënyrë komunikimi është me përshtatshme për Ramën, pasi ai tenton që ti ikë thelbit dhe të merret me batuta.

Duke u ndalur te Berisha, pedagogu Çela thotë për Panoramatv se ai e bën për dy arsye, e para, ai është vetë qendra e komunikimit të fushatës elektorale dhe e dyta për të thyer imazhin e liderit të vjetër politik.

“Në rastin e kryeministrit Rama kemi një stil komunikimi që i shkon atij, përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e publikut, nga thelbi tek batutat. Qëndron përpjekja për ta zhvendosur vëmendjen nga problematiket tek më mënyrat si komunikon. Ka disa arsye që ai është futur në këtë linjë komunikimi. Berisha ka marrë protagonizmin e fushatës. Ai është qendra e komunikimit të fushatës. Nga ana tjetër i duhen gjetje të tjera në një ambient ku dukshëm Rama është favorit. Arsyeja tjetër është fakti që ai kërkon të thyejë imazhin e liderit të vjetër politik, duke u bërë popullor në tiktok, instagram apo edhe në podcast.

Berisha është një personazh politik që ngjall interes. Edhe nëse nuk do zgjidhte podcast-in do kishte zgjedhur diçka tjetër. Ka njerëz që janë kuriozë të dëgjojnë për jetën e tij personale. Suksesi është i garantuar tek të dy. Por çështja është sa impakt ka tek zgjedhësit. Unë nuk e shikoj relevante ose të duhur mjetin.

Rrjetet socialë janë një realitet, por ne kemi ende mjetet tradicionale, siç është televizioni. Kjo i shkon rimës, sepse atij nuk i interesojnë temat, por i interesojnë batutat. Pra është mënyra e tij e komunikimit.
Do të kemi një mënyrë komunikimi që do ti nxisin njerëzit të diskutojnë për gjetjet e Ramës, jo për tematikën. Pak gjera do të ketë publike për zgjidhjen e halleve”, tha pedagogu Çela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: