Video tronditëse e tre adoleshentëve që gjuajnë me gurë për vdekje një 49-vjeçar në një plazh, duke e quajtur atë “pedofil”.

Dy djemtë, 15 dhe 16 vjeç, dhe vajza 16-vjeçare e kishin takuar rastësisht 49-vjeçarin në të njëjtën ditë dhe kishin shkëmbyer mesazhe pasi ai i kishte dhënë vajzës numrin e tij.

Duke përdorur emrin e rremë Sienna, ata vendosën të takoheshin me të pranë një plazhi.

Videoja e publikuar nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tregon Aleksandrin duke u sulmuar me shishe nga tre të rinjtë.

Njëri nga djemtë dëgjohet në sfond duke e quajtur “pedofil i mallkuar”, ndërsa vajza bërtiti, “Jam gjashtëmbëdhjetë vjeç, manjak”.

Pastaj Aleksandri vrapoi përgjatë shtegut, me dy nga adoleshentët që e ndiqnin, ndërsa vajza bërtiti “kapeni”.

Pastaj ai u rrëzua përtokë  duke zvarritur me vete një nga adoleshentët përpara se të ngrihej dhe të vraponte përsëri.

Vetëm 68 minuta pas takimit me ekipin, Aleksandri u shpall i vdekur në vendngjarje.

Tre adoleshentët, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen të ditur për arsye ligjore, u dënuan me një total prej 19 vitesh burg.

Dy prej tyre u shpallën fajtorë për vrasje të paqëllimshme, ndërsa i treti e kishte pranuar tashmë fajësinë. Të tre u liruan nga akuzat për vrasjen e Aleksandrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb