Legjenda e Brazilit, Pele në një prononcim për mediat pas ndeshjes miqësore Brazil-Argjentinë është shprehur se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala nuk është aq futbollist i mirë siç e bëjnë specialistët e futbollit. Dybala e nisi nga minuta e parë ndeshjen për Argjentinën kundër Brazilit. Ai luajti përkrahë Lionel Messit në fitoren 1-0.

“Dybala? Nuk është aq i mirë sa thonë njerëzit. Ata thonë se ai mund të jetë trashëgimtar i Maradonës, por e vetmja gjë që kanë të përbashkët është se ata godasin me këmbën e tyre të majtë”, ka thënë Pele.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: