Teqeja Bektashiane e Turballi Sulltanit, e ndodhur në Larisa të Greqisë, mbart një histori të lashtë dhe të shenjtë.

Ajo ka qenë dhe mbetet një tempull i paqes dhe dashurisë njerëzore, që fton të gjithë njerëzit, pa dallim besimi, feje apo kombësie, të jetojnë në harmoni, mirëkuptim dhe vëllazëri të vërtetë njerëzore.

Ky vend i shenjtë, tempull i Zotit, sot më shumë se kurrë ofron mirësi shpirtërore, duke i ftuar të gjithë të bëhen më njerëzorë, më humanë, të udhëhiqen nga dashuria dhe respekti për tjetrin, në çdo aspekt të jetës dhe të shoqërisë.

Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, theksoi rëndësinë që ka mbjellja e paqes në çdo zemër njerëzore, duke bërë thirrje që të gjithë të jemi bartës të paqes dhe të vlerave shpirtërore, në një kohë kur bota ka aq shumë nevojë për to.

Në përfundim të ceremonisë, Kryegjyshi Baba Mondi u lut për paqe, dashuri dhe vëllazëri mes njerëzve, duke përçuar një mesazh të fuqishëm shprese dhe bashkimi për mbarë njerëzimin.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb