TIRANE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi bëri me dije sot një vendim të marrë nga Këshilli i Ministrave për të rikthyer në fuqi pushimin, kur një ditë feste përkon me fundjavën.

Sipas tij, “E hëna do të jetë pushim, kur festat kombëtare përkojnë me ditët e pushimit”.

Ky vendim sipas tij respekton Kodin e Punës. Ministri deklaroi se kjo gjë duhet marrë seriozisht pasi nuk është shaka që bëhet më “1 Prill”.

Kthimi i ditës së hënë pushim me vendim qeverie, do të gjejë praktikë për festën e Pashkëve katolike, të cilat janë këtë të dielë.

Gjithashtu një tjetër projekt i qeverisë shqiptare është ai i bonuesve për punonjësit e administratës shqiptare.

“Ne do të pajisim me bonuse ata punonjës të administratës që japin rezultate të mira. Iniciativa do të jetë financiare. Gjithashtu përfitime do të ketë edhe për profesionet e vështira, siç janë mjekët e specializuar apo mësuesit e lëndëve ekzakte. Po përmbyllim kështu një paketë iniciativash dhe t’i shpërblejmë ata në mënyrën më dinjitoze”, tha Peleshi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: