Tensione në Kuvend pas fjalës së Sali Berishës në foltore ku hodhi akuza të forta në adresë të mazhorancës.

Sapo nisi të fliste për skandalin Balluku dhe teksa përdori fjalën ‘po mbroni vithet e Belindës’, Peleshi ia hoqi fjalën. Kaq mjaftoi që opozita të ‘zbarkonte’ në foltoren e Kuvendit.

“Sa të jem unë kryetar Kuvendi, nuk mund të lejoj gjuhë të tillë”, kështu u shpreh Peleshi, ndërsa më pas ia dha fjalën kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: