TIRANE- Partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të PNUD-it, në një takim mbajtur sot në Tiranë vlerësuan ‎rezultatet dhe kontributin e PNUD-it në zhvillimin e vendit tonë. Ky është vlerësimi i parë për Shqipërinë, përfshin programet e periudhës për vitet 2007-2015 gjatë seminarit të organizuar nga zyra e PNUD-it në Shqipëri, zyra e PNUD-it për vlerësim të pavarur në bashkëpunim me qeverinë.

Vlerësimi shqyrton kontributin e PNUD-it në rezultatet e zhvillimit në Shqipëri në tre fusha: qeverisja demokratike dhe zhvillimi lokal, përfshirja ekonomike dhe sociale dhe mjedisi. I pranishëm në këtë aktivitet, zëvendëskryeministri Niko Peleshi bëri të ditur se qeveria shqiptare po përgatit një
program shumë agresiv në mbështetje të bashkive. “Ne besojmë që vendi ynë ka shumë nevoja dhe ka potencial të madh, por decentralizimi dhe reforma nuk janë përgjigja finale. Ne nuk fshihemi prapa decentralizimit, por do të ecim bashkë me të dhe do të ndërtojmë një program shumë agresiv të mbështetjes së drejtë për drejtë të bashkive” tha numri dy i qeverisë.

“Le të ecim në dy korsi, korsia e parë është ajo e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Korsia e dytë, është ajo e projekteve të drejtpërdrejta” nënvizoi Niko Peleshiai. Ministrat e kabinetit qeveritar të pranishëm në këtë aktivitet, si ministrat Blendi Klosi, Milena Harito dhe Bledi Çuçi çmuan veçanërisht mbështetjen e dhënë për reformën administrative territoriale si dhe reformën e administratës publike. Nga ana e tij, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi nënvizoi se “rezultatet e reformës administrative territoriale kanë dalë në pah menjëherë”. Ai theksoi se partneriteti tashmë është i domosdoshëm që të përkrahim qeverisjet vendore.

Koordinatori i Përhershëm i Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD, Brian J.Williams tha se tashmë kemi krijuar themele të forta që sigurojnë mbështetje të vazhdueshme.undp4
Raporti i vlerësimit përshkruan një gamë të gjerë të ndërhyrjeve të PNUD-it në Shqipëri të përfshira fuqimisht në prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë. Sipas Vlerësimit, kontributi i PNUD-it ka qenë i rëndësishëm në hartimin e politikave kryesore dhe në plotësimin e mangësive kryesore institucionale në fusha të tilla si qeverisja, përfshirja sociale dhe mjedisi. Zbatimi i një legjislacioni të gjerë dhe i planeve të veprimit është në vazhdim dhe ende ka shumë për t’u plotësuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: