Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick preku tema të ndryshme në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Getafes.

“A ishte penallti ajo ndaj Getafes- Nuk di çfarë të them, e njëjta gjë ndodh në çdo ndeshje tani. Për mua është e pabesueshme. Ishte një penallti e pastër. Nuk kishte as nevojë për VAR”.

Objektivi Champions League: “Natyrisht që është një nga objektivat tona. Është një nga kompeticionet më të vështira për t’u fituar. Për momentin e shikoj Liverpoolin dhe në çdo ndeshje ata luajnë shumë mirë, po bëjnë një punë të shkëlqyer. Është një nga ekipet e mia të preferuara për momentin”- tha Flick.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb