Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, i cili gaboi nga penalltia, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes me Portugalinë, në finalen e Nations League.

“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Penalltinë? E mora keq, mund të kisha bërë më mirë, por nuk mund të bëj asgjë për këtë.

Jam i zemëruar, doja të qaja edhe nëse nuk e bëra. Fëmijët e mi ishin në tribuna, dhe në jetë duhet të mësosh. Vitin e kaluar fituam, sot duhet të jetoj një moment të vështirë.”

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb