Parashikimi i serialit vizatimor “The Simspsons” për finalen e Botërorit po merr gjithmonë e më shumë vëmendje.
Së fundmi disa fakte të reja e bëjnë akoma edhe më intrigante. Finalja Meksikë-Portugali nuk do të ndodhte në rast se Cristiano Ronaldo do shënonte penalltinë kundër Iranit.
Ndeshja do shkonte 2-0 dhe 3 pikët do i jepnin Portugalisë vendin e parë në grup, çka do sillje përballjen me Meksikën më para se finalja. Gjithashtu nëse Meksika nuk do humbiste sot do të dilte e para në grupin e saj, ç’ka sërish do të sillte përballjen me Portugalinë më para se finalja.
Parashikimi i “The Simpsons” me siguri do të marrë akoma edhe më shumë vëmendje pas këtyre fakteve. Në internet komentuesit e shumtë janë të mahnitur nga këto koiçidenca.
Kujtojmë se ata kanë parashikuar zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës që në vitin 2000.
Ndërsa finalen e këtij Botërori që në vitin 1997.
(e.k/BalkanWeb)
