Në letër, nëse i referohemi statistikave, barazimi 1-1 kundër Napolit i rri “ngushtë” Barcelonës, si gjithnjë ekipi i Xavi kishte kontrollin e lojës, por ndryshe nga e kaluara e famshme, në pjesën më të madhe të sfidës, kontrolli i topit nuk është produktiv. Barcelona kishte 65% mbajtjen e topit por goditi vetëm 5 herë kuadratin, katër herë e goditi Napoli.

Sigurisht Xavi kishte dhe shumë mungesa në këtë sfidë, ndërsa Spalletti e kishte vlerësuar maksimalisht duke hedhur në fushë më të mirët. Në minutën e 29-të, blutë kaluan të parët në avantazh me Zielinski.

Me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Ferran Torres. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Napolin që pret i qetë ndeshjen e kthimit.

Pikërisht penalltia e Barçës nuk u prit mirë nga Spalletti: “E merituam barazimit, por penalltia ishte inegzistente. Krahu nuk ishte aq i hapur, nuk mund të vraposh me duar pas”, theksoi ndër të tjera trajneri i Napolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb