Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr makarona pene
2 ½ lgj pesto genovese
200 gr domate qershi
2 lgj vaj ulliri
Borzilok
30 gr parmixhano i grirë
Kripë, piper i zi

Përbërësit e pestos:
1 pako gjethe borziloku
1 filxhan djath parmixhano
2 thelpinj hudhër
50 gr stika pishe
50 ml vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat për të zier duke respektuar minutazhin të shkruar në etiketë. Pasi të ziejnë makaronat vendosim tiganin me dy lugë vaj ulliri, shtojmë në të domatet qershi, makaronat e ziera, 4-5 lugë nga lëngu i zierjes së makaronave, 2-3 lugë pesto dhe disa gjethe borziloku. E trazojmë mirë, i rregullojmë makaronat me kripë, piper të zi dhe djath parmixhano dhe i servirim të ngrohta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb