Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr makarona pene
400 gr spinaq
½ kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 lgj stika pishe
3 lgj vaj ulliri
100 ml qumësht ose pana
Kripë, piper i zi, arrë moskat
30 gr djath parmixhano

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë. Ndërkohë vendosim spinaqin të ziejë në ujë të vluar me kripë për 1-2 minuta. Më pas e largojmë dhe e kullojmë mirë. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë hudhrat të grira imët, pas 1 minute shtojmë spinaqin të grirë gjithashtu imët. Sapo spinaqi të ulë komplet volumin shtojmë qumështin, kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Nëse këtë masë e duam në krem mund ta kalojmë në blender ose ta lemë ashtu siç është. Kalojmë stikat në një tigan pa yndyrë të piqen dhe më pas shtojmë makaronat në tiganin me spinaq duke shtuar dhe pak nga lëngu i zierjes së makaronave. I servirim të ngrohta pudrosur me pak djath parmixhano dhe stika pishe.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb