Presidenti amerikan Barak Obama ka hedhur pushtë propozimin e Koresë së Veriut për të pezulluar testet bërthamore nëse SHBA pezullon stërvitjet e saj vjetore ushtarake me Korenë e Jugut.
Në një konferencë për mediat ditën e diel, Obama tha se nuk e ka marrë shumë seriozisht propozimin dhe se Peniani ‘duhet të bëjë më mirë se kaq’.
Ministri i Jashtëm i Koresë komuniste, Ri Su-yong e bëri propozimin e rrallë në një intervistë në mediat shtetërore.
Stërvitja vjetore ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut ka ndezur tensionet me Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut pranoi se kishte lëshuar një predhë balistike nga një nëndetëse në bregun e saj lindor.
Kombet e Bashkuara e dënuan menjëherë testin, duke e quajtur atë një ‘shkelje serioze’.
(e.g./BalkanWeb)
