Teuta Nunaj Kortoçi, pedagoge, ekonomiste dhe doktor shkencash, ishte sot në një lidhje skype në “Koha për t’u Zgjuar” me Klevin Muka në News24, ku doli në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet.

Ajo ka sqaruar kategoritë të cilat përfitojnë nga kjo marrëveshje, duke sqaruar se personat të cilët kanë dalë tashmë në pension, nuk janë subjekt i kësaj marrëveshjeje.

Kortoçi ka sqaruar se pensionet pritet të nisin nga 500 euro.

“Një vit e gjysmë që nga nënshkrimi i akordit, vonesa në zbatim ishte për shkak të burokracisë dhe procedurave në Itali.
Parashikohej që hynte në fuqi si marrëveshje me shkëmbimin e letrave kredenciale.
Marrëveshja funskionon që nuk ka efekt mbi qytetarët që janë në pension, por për ata që do të aplikojnë për një pension. Data 1 është data zyrtare e hyrjes në fuqi, pra të gjithë ata që kanë mbushur 67 vjecc për burrat e gratë mund të aplikojnë për njohjen e viteve kontributive.
Ka pasur nga ata që kishin mbushur moshën por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje iu desh të prisnin për njohjen e viteve kontributive.
Megjithatë një çështje e rëndësishme është të mos ketë mbivendosje.
Pra nëse për vitin 2024 ke paguar kontribu edhe në Itali edhe në Shqipëri, llogaritet si një vit kontributiv, jo 2″,
tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb