Mëngjesin e sotëm në “Koha për tu zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha.  Ai diskutoi për fondet publike dhe mënyra se si ato mund të administrohen nga qeveria dhe nëse pensioni për qytetarët mund të arrijë deri në 200 euro. Hoxha theksoi se partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme.

“Gjatë fushatës gjithmonë ka premtime. Çështja shtrohet si do të drejtohen fondet publike nga qeveria që do të marë pushtetin. Partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme, që e shfrytëzojnë për të bërë programin”. tha ai

Sipas tij nisma për pensionin mbi 200 euro për qytetarët mund të realizohet, nëse shpërndarja e buxhetit rreth 176 milionë euro mund të bëhet në mënyrë të rregullt. Hoxha shtoi se fondet publike ekzistojnë por administrimi i tyre është i keq, dhe se partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato.  Më tej eksperti deklaroi se duke llogaritur buxhetin në vitin 2025, 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.

“Kjo nismë mund të jetë i realizueshëm.Deri në pranverë mund të grumbullohet buxheti rreth 176 milionë euro.Nëse shpërndarja do bëhet në mënyrë të rregullt një pensionist mund të marrë rreth 175 mijë lekë.  Buxheri i vitit 2025 ka të planifikuar rreth 8.22 miliardë euro, por 1.3 e tyre janë planifikuar për realizimin e pensioneve. Fondet publike ekzistojnë, por administrimi është i keq. Prandaj edhe partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato fonde. Me këto llogaritje 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.” përfundoi Hoxha

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb