Të gjendur përballë kushteve të vështira ekonomike, pensionistët në Vajkal të Bulqizës janë të detyruar të rikthehen për të punuar në minierë.

Pensionet e ulëta dhe rritja e kostos së jetesës ka sjellë rikthimin e tyre në galeritë e minierës edhe pse prej vitesh kanë dalë në pension.

Dy minatorët Kujtim Ternova dhe Petrit Suroçi rrëfejnë përvojën e tyre mbi 35-vjeçare në minierën e Bulqizës, duke thënë se pensioni aktual është aq i ulët sa nuk mund të mbulojë asnjë nevojë të tij të përditshme.

“Kam dalë në vitin 2015 në pension, marr 241 mijë lekë, 35 vite punë në minierë, 27 vite nën tokë, u bë tre herë që bëj kërkesë dhe nuk më japin vitet e nëntokës, thonë do i verifikojmë”, tha minatori Kujtim Ternova.

“S’ka punë, minierat po i shfrytëzon privat“, thotë Petrit Suroçi.

“Këtu ka ngelur vetëm mosha e tretë, rinia ka ikur jashtë vendit”, tha një tjetër banor.

Ekspertët e fushës pranojnë se shkaku kryesor i punësimit të pensionistëve është diferencimi i madh mes pagave dhe pensioneve, duke bërë që shumë nga këta të fundit të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë për të mbijetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb