Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është padyshim një nga ikonat e futbollit në dekakën e fundit dhe një nga trajnerët që ka fituar çdo kompeticion të mundshëm me Barcelonën e tij.

Në një prononcim për mediat ishullore, trajneri katalanas, ka listuar tre skuadrat më të mira të dhjetë viteve të fundit, dike lënë jashtë kësaj liste Realin e Madridit, që vetëm vitet e fundit ka siguruar tre Champions League. Sipas Guardiolës, tre skuadrat më të mira janë Bajerni, Barcelona dhe Juventusi, tre skuadra që nuk kanë rreshtur së fituari gjatë kësaj periudhe. Por deklarata e Guardiolës nuk është mirëpritur në Spanjë.

Mediat iberike nuk kanë ngurruar të vënë në lojë ish-trajnerin e Barcelonës, duke thënë se fakti që Reali është lënë jashtë kësaj liste, mund të jetë vetëm një lapsus.

(j.s/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb