Një ndeshje me mjaft emocione është luajtur mes Portugalisë dhe Meksikës për të ndarë vendin e 3 dhe të 4 në Kupën e Konfederatave.

“Brazlilianët e Europës” fituan me rezultatin 2-1, por për ta takimi u shoqërua me peripeci të shumta pasi goli i Pepe-s në fundin e kohës së rregullt bëri që të ktheheshin në lojë.

Takimi nisi mirë për Portugalinë e cila në minutën e 16 do të fitonte një 11-metërsh me Andre Silva-n, por vetë lojtari i transferuar së fundmi te Milani nuk e ekzekutoi si duhet. Loja mori një rrjedhë tjetër kur në minutën e 54-ër Meksika do kalonte në avantazh si shkak i një autogoli të Neto-s.

Në fushë ndjehet mungesa e Ronaldos deri në minutën e 90+1 të shtesës kur shoku i tij Pepe do realizonte golin e baraspeshës në versionin e një 9-shi të zonës për të dërguar ndeshjen në shtesë.

highlights – P o r t u g a l – M e x i c o by euro2016videos
Portugalia merr frerët e lojës dhe në minutën e 14-të të shtesës, ose ndryshe në të 104-ën, Gomez do korrigjonte shënjestrën nga pika e bardhë për t’i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga Fernando Santos.

Dy minuta pas golit, Semedo lë Portugalinë me një lojtar më pak pasi largohet nga fusha e lojës me kartonin e dytë të verdhë, por kjo nuk ndikon në rezultat pasi Meksika është e pafuqishme për të luftuar për vendin e tretë në kompeticionin e “Botërorit të Vogël”.

Kujtojmë se në orën 20:00 luhet finalja mes Kilit dhe Gjermanisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb