Ish-deputeti Lefter Maliqi deklaroi se është shqetësuese mungesa e reagimit qytetar, pas skandalit 50 mln euro të Belinda Ballukut tek tuneli i Llogarasë.
Në studion e News24, Maliqi u kthye në retrospektivë, duke sjellë në vëmendje audiopërgjimin e kreut të PL, Ilir Meta në 2011. Gjatë protestës së opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën para Kryeministrisë 4 qytetarë.
Sot, tha Maliqi, del afera e “tunelit e palloshit” dhe qytetarët nuk ngrihen në protesta.
Lefter Maliqi: Për audiopërgjimin 700 mijë euro të Ilir Metës, që doli i pafajshëm pastaj nga të gjitha hetimet, u bë protestë e dhunshme dhe u vranë 4 qytetarë në Bulevard, u goditën policë me hunj e shkopinj. Tani del “tuneli i palloshit” 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Jemi në një situatë tepër të vështirë.
Edhe socialistët e kanë kuptuar dhe duan rrotacion politik por po presin opozitën. Tahiri, ish-ministri që mbushi me drogë Shqipërinë me urdhër të Ramës u fut në burg, njëjtë edhe Veliaj.
Na doli një “zonjë e hekurt” që u mor e pandehur nga SPAK dhe vazhdon e qetë detyrën. I thotë palloshit të gjatë vërtetë jam femër por jam dhe burrë dh ë I ka bërë presion të drejtë për drejtë që nuk më shkarkon dot.
Pakënaqësi masive brenda PS dhe luftë brenda llojit. Duhet protesta të fuqishme nga PD.
