Mjeku Ermal Pashaj, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe protestën prej 97 ditësh, duke shprehur kritika ndaj përqendrimit të pushteteve dhe mënyrës së funksionimit të institucioneve.

Pashaj u ndal te nisma e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një mekanizmi të quajtur “Pasqyra”, përmes të cilit synohet të ndiqen problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Sipas mjekut, një mekanizëm i tillë rrezikon të çojë vendin drejt një sistemi ku një individ kontrollon gjithçka. Mjeku, Pashaj ngriti gjithashtu pikëpyetje lidhur me imunitetet e deputetëve dhe qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj procedimeve të mundshme penale, duke përmendur edhe rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Kur u zgjidhen problemet që të po tenton të delegjitimojë të gjithë ato mekanizma që paskan qenë legjitime deri tani. Do ketë disa elementë që do ta ndryshojnë rrjedhën. Asnjë nga problematikat që janë anatemuar nuk është zgjidhur. Kjo pjesa e zotit Rama që thotë do bëj një “Pasqyrë” ku të ndiqen hallet e qytetarëve, apo do monitorojmë, më bën të mendoj që po kthehemi në monarki, ky një njeri do kontrollojë prapë gjithçka. Ne kemi 97 ditë sot që po anatemojmë këtë, grumbullimin e të gjitha pushteteve në një element. Sa i iluminuar mund të jetë një njeri të dominojë të gjitha këto problematika. Ka të paktën 20 vite që dëgjoj narrativën për pavarësinë e institucioneve. Pra këtu nuk ka më një ligj të barabartë për të gjithë. Pra ky ligji do të bëhet prapë nga një Maliq. Deputetët për ndjekje penale, janë disa deputetë në parlament. Përse nuk i lëshon zoti Rama këto imunitetet e tyre, për zonjën Balluku. Apo për anatemimet që bën për pushtet e tjera. Zoti Rama është ai që anatemon për rastin e zonjës Balluku. Kush është shembulli që dha? Dha një ide se do ishte pro veprimeve të gjyqësorit, por mbrojti një njeri. A ka interesa personale nuk di t’i komentoj. Por në nivelin e pasqyrës, Rama duhet të ishte i parë që të shohë veten në “Pasqyrë”, nëse e konsideron veten aq të kulluar të shkojë te dera e SPAK të thotë “e heq imunitetin tim dhe më hetoni për të gjitha”. Ta thotë publikisht këtë meqë u drejtohet të tjerëve”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb