Rey Manaj shënoi ndaj Serbisë, duke i dhënë fitoren Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese të botërorit.
Sulmuesi shqiptar u kthye më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka marrë përgëzime edhe nga trajneri serb i ekipit ku ai aktivizohet, Al Sharjah.
Manaj shprehet se ka marrë urime nga tekniku Milos Milojevic.
“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer.
Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”.
