Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar ditën e sotme disa dekrete duke i dhënë statusin e “Qytetit të Lavdisë Ushtarake” dy qyteteve të okupuara në Ukrainë.
Qytetet që morën statusin janë Melitopol dhe Mariupol, në Ukrainën lindore, ndërs sipas BBC ky status është i ngjashëm me atë të ‘Qytetit Hero’ që iu dha qyteteve në epokën sovjetike.
Dekretet thonë se ky status nderon “guximin, qëndrueshmërinë dhe heroizmin masiv të shfaqur nga mbrojtësit e qyteteve në luftën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut”, ndërsa raportohet se në Rusi 45 qytete kanδ këtë status.
(BalkanWeb)
