Transferta e Real Madrid në Estadio de la Ceramica (Villarreal) ndaj Villareal do të hyjë në histori. Shkak është bërë vendimi i trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti për të mos aktivizuar asnjë spanjoll në këtë ndeshje kampionati nga minuta e parë.
Kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit.11-shja titullare përbëhet nga tre francezë (Tchouaméni, Mendy dhe Benzema) , dy brazilianë (Vini dhe Militao) , dy gjermanë (Rüdiger dhe Kroos) , një kroat (Modric) , një belg (Courtois) , një austriak (Alaba ) dhe një uruguaian (Valverde).
Historitë janë bërë për t’u shkruar dhe diçka të tilë e treguan sot madrilenët, një nga klubet më me emër në Spanjë.
Real Madrid’s starting XI does not include a single Spanish player for the first time in the club’s history ? pic.twitter.com/LcnUNSwLKR
— B/R Football (@brfootball) January 7, 2023
(BalkanWeb)