Marko Kepi, kreu i shoqatës “Rrënjët Shqiptare”, i ftuar sot në News24, u shpreh se falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, arritën që për herë të parë të sjellin në Shqipëri “Paradën e Shqiptarëve”.

Kujtojmë se kjo Paradë bëhet për herë të parë në Tiranë, pas një tradite 15 vjeçare në New York. Kepi tha se dëshira tashmë është që të bëhet traditë çdo vit në Tiranë, e madje edhe në trevat e tjera shqiptarë.

“Stafi dhe bashkia e Tiranës, kemi punuar më mënyrë të mrekullueshme. Dëshira është ta bëjmë traditë në çdo vit, dhe ta bëjmë maratonë edhe në trevat e tjera, që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e shqiptarëve, siç është Presheva. Kanë marrë pjesë diaspora, arbëreshët, Struga, Dibra Madhe, Ferizaj, Prizreni, Shkodra, të gjithë pa përjashtim. Paradën ne gjithmonë ia kemi kushtuar një kauze, dhe kemi dashur që Shqipëria të njihet më shumë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb