Harry Kane nuk do të largohet nga Bayern, para përfundimit të kontratës në vitin 2027. Ka qenë Presidenti i nderit të bavarezëve, Uli Hoenes që ka bërë të ditur gjithçka.

Sipas Hoenes, sulmuesi nuk do të ushtrojë klauzolën e lirimit, e cila i lejon largimin për rreth 65 milionë euro dhe është e vlefshme deri në janar.

“Nëse do të varej nga ne – dhe kam dëgjuar se do të varej edhe nga ai,  do ta zgjasja kontratën.

“Ne supozojmë se ai patjetër do ta përmbushë kontratën deri në vitin 2027.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb