Nuk kishte si të mungonte një film për legjendën e boksit Mike Tyson. Aktori Jamie Foxx do të jetë protagonisti i tij.
49-vjeçari do të interpretojë rolin e ish-kampionit të boksit në një film mbi jetën e ish-kampionit të boksit.
Ishte vetë boksieri Tyson, që e konfirmoi këtë në Las Vegas. “Shumë njerëz nuk do të pëlqejnë gjërat që unë kam bërë në jetë,” tha Tyson.
Ish-boksieri i njohur është dënuar për përdhunim dhe u burgos për 6 vite në 1992. Pas rikthimit ai u përjashtua nga boksi pasi i shkuli një pjesë të veshit kundërshtarit të tij në ring.
(BalkanWeb)
