Corriere dello Sport bën një bilanc të së ardhmes së një prej senatorëve të Milanit, i cili së fundi ka arritur shifrën e 200 paraqitjeve me fanellën e kuqezinjve. Po flasim për Theo Hernandez, i cili zgjati kontratën me Milanin, në kohën kur Maldini dhe Massara ishin pjesë e klubit nga Milano.

Paga aktuale e Theos është 4 milionë euro neto plus 500 mijë euro bonuse, me afat të caktuar 30 qershor 2026. Drejtuesit do të përpiqen të zgjasin bashkëpunimin me të paktën tre sezone të tjera dhe gjithashtu të përmirësojnë kushtet ekonomike, duke tejkaluar tavanin e pesë milionë eurove.

Bayern Munich synon mbrojtësin e Milanit gjatë verës për të zëvendësuar Alphonso Davies, i cili mund të kalojë te Real Madrid. Madje flitet për oferta marramendëse për Theon, por Milani nuk do të pajtohet assesi me oferta që janë më të ulëta se 100 milionë euro.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: