Populli argjentinas lutet që ky të jetë Botërori i Messit, të jetë Botërori i Argjentinës. Në finale sfidojnë Francën, kampionët e botës në fuqi: “Dua të fitoj Kupën e Botës për herë të tretë, dua të jem kampion botë”, kjo është lutja që bën Ole, e përditshmja më e madhe sportive në Argjentinë, titull shoqëruar me një trofeun e Kupës së Botës.

Ole
Ole

Në Francë kanë zgjedhur sërish dyshen Messi-Mbappe për faqen e parë: “Për pavdekshmërinë”, ishte titulli i përzgjedhur nga L’Equipe.

Lequipe
Lequipe

Edhe në Spanjë, Messi dhe Mbappe janë dy personazhet kryesorë: “Një finale, tre yje”, shkruan Marca. “Kush do të jetë mbreti i ri?” Ishte titulli, pyetja që AS shtron në faqen e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

As në Angli nuk mungojnë titujt pikat: “Puthje franceze”, shkruan Star Sport, duke iu referuar fjalëve të thëna nga Deschamps ku sipas tij edhe në Francë bëjnë tifo për Messin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb