Regjizori Kastriot Cipi ka reaguar pas sherrit që aktori Laert Vasili ka pasur me aktorët e tjerë, që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Çipi shkruan se Vasili hiqet sikur është dhunuar fizikisht, ndërsa me ironi shton se aktori ka më shumë shanse të bëhet dikush i lartë në qeveri nëse hiqet si viktimë e orientimit seksual.

  • foto galeri

Postimi i Kastriot Çipit:

Idea nuk ishte e keqe. Fundja, dikush, që pas rrahjes është bërë ministër, mund të ketë aq mirëkuptim, sa të të bëjë drejtor teatri në Durrës.

Por realizimi le shumë për të dëshiruar… Proteza ortopedike përdoret për thyerje qafe, jo për ngulje thonjsh…

Dëgjo këshillën time: ke më shumë shanse nëse hiqesh si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual. Të mbrojnë edhe ndërkombëtarët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb