Krahas magjistraturës, kryetarja në detyrë e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani duket të jenë e dhënë edhe pas videove selfieve si edhe shpejtësisë në makinë.

BalkanWeb’ siguron të tjera video të gjyqtares në fjalë, e cila shihet ndërsa nget makinën duke bërë video, të cilat më pas janë postuar në llogarinë e Tik Tok.

Në preferencat muzikore, duket se Kapedani ka këngë të reperave shqiptarë, por nuk mungojnë as ritmet latine, ashtu siç dëgjohen në videot që vetë Kapedani ka realizuar përmes telefonit të saj.

Karriera e kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit është në rrezik për shkak të videove te publikuara në “tik tok”, të cilat Enkeleda Kapedani i ka realizuar në zyrën e punës dhe ambientet e institucionit të drejtësisë.

Kujtojmë se KLGJ futi në rend të ditës çeshtjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dorëzoi dje në KLGJ kërkesën për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të saj.

Referuar ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në shkelje të tilla të kodit të etikes, gjyqtarja rrezikon nga vërejtje publike deri në shkarkim nga detyra.

Kush është Enkeleda Kapedani?

E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi. Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë.

Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb