Zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po mban sot fjalën e saj të parë në foltoren e Kuvendit pas marrjes së pandehur nga SPAK për aferën e dyshuar miliona euroshe të tunelit të Llogarasë.

Ajo ka akuzuar demokratët se bëjnë gjithçka që t’i servilosen kreut të PD Sali Berisha, ndërsa shtoi se sipas saj PS është e vetmja parti me një ofertë politike.

“PS e vetmja parti me një ofertë politike. Ju keni emrin PD por nuk keni lidhje me demokracinë brenda partisë. Për të qenë pranë faraonit Sali duhet të mos kesh shtyllë kurrizore dhe të jesh kameleon që ndryshon qëndrim politik brenda 24 orëve.
Do të dëshironim një opozitë serioz që nuk ka luftë personale me askënd.
Ju keni mare të vdekurit dhe i keni sjellë në foltore…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb