I gjithë populli i Brazilit është në lot pas zhgënjimit në Botëror. Seleçiao dështuan të fitonin Kupën e Botës dhe u ndalën në rrugëtimin e Katarit që në fazën e çerekfinaleve.

Sfida përfundoi 1-1, ndërsa Kroacia nuk fali nga penalltitë, duke dërguar kështu përpara kohe në shtëpi 5 herë kampionët e Botës.

Besimi ishte i madh te përfaqësuesja, pasi pritej rikthimi te trofeu pas 2 dekadash. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe mediat braziliane kanë nxituar të bëjnë titujt përkatës. “Ëndrra për titullin e gjashtë është për vitin 2026”- Shkruan  gazeta braziliane O Globo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: