“Kundërofensiva e shumëpërfolur e Kievit është thjesht dezinformim”, është shprehur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
“Gjatë tre ditëve të kundërofensivës, rreth 40 tanke ukrainase në avancim dhe 120 ose 130 automjete luftarake të këmbësorisë janë eliminuar dhe, çfarë është më e tmerrshme, më shumë se 2,100 ukrainas janë vrarë. Ky është rezultati i përpjekjejes për kundërsulm nga Kievi”, u shpreh Lukashenko.
“Nuk ka kundërsulm dhe nuk mund të jetë kundërsulm, por nëse ka një të tillë, atëherë ky është rezultati i tij për tre ditë,” tha ai në një takim në Minsk.
Sipas Lukashenkos, drejtuesit perëndimorë të “regjimit të Kievit” aktualisht po përpiqen të analizojnë shkaqet e dështimeve ushtarake të Ukrainës.
