Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me pensionistë të njësisë nr.2. Ai tha se deri më tani është bërë indeksim për pensionet, por jo rritje.
Duke nisur nga janari Rama tha se pensioni u rrit, ndërsa shtoi se rritja do të vijojë të dyfishohet dhe trefishohet çdo janar.
“E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra a qenë indeksimi i pensioneve. Por indeksimi nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ajo që kam thënë, kam përsëritur në të gjitha rastet është se vërteta na pengonte që të shkonim te pensionet, pasi ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste, një plan real rritjeje. Kur ekonomia na krijoi kushte, ju nga janari ju është rritur pensioni. Për çdo janar, do të ketë rritje. Për janarin e vitit që vjen do të ketë rritje të kësaj rritje. Për të arritur te ajo shumë që na jep mundësinë që të realizojmë objektivat që kemi shpallur për ju. Kemi diskutuar dhe mbështetjen për invalidët, të cilët kanë të drejtë që të trajtohen në mënyrë të barabartë. E vërteta është se sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, s’mund të lihet pas nëse ka humbur punën për shkak të paaftësive. Ju e njihni më mirë politikën, ndaj votoni për këtë qeveri. Jemi në kushtet ku edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje që s mund të adresoheshin më parë. sot jemi në 12 mil turistë vizitorë me pasaporta të huaja, nga 2 mln që e morëm në fillim. Kemi patur 300-400 mln euro investime të huaja, sot jemi në mbi 1.5 miliardë. Duke qenë se ju e njihni politikën më mirë, se 99% e deputetëve të parlamentit, ju them se kemi patur një rrugë të vështirë edhe për një arsye që është gjithmonë e më e pranishme.
Gjëra që ndodhin jashtë vullnetit tonë, nuk i vendosim ne por duhet të përballemi, nga pandemia, tërmeti, lufta në Ukrainë e tani lufta në Lindjen e Mesme, që vjen këtu te çmimi i naftës. Shpresojmë armëpushimi të çojë në zgjidhje përfundimtare para se simptomat e çmimit të naftës të shfaqen te çmimet e ushqimeve. Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas. Dhe bashkë me ju edhe familjet në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat po përgatisim një skemë të re të bazuar te një kartë e shpenzimeve në bazë të shportës. Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore”, tha ai.
