Pavarësisht se përballë është një rival i nivelit të lartë si Vallecano, trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani beson se skuadra do dalë me pikë nga ndeshja e Conference League.

“Kemi ardhur për të bërë maksimumin. Nuk themi që kemi ardhur këtu për ta mposhtur Rayo Vallecanon, kemi ardhur për të bërë maksimumin në fushë. Unë llogaris nga ora 21:00 deri në sekondën e fundit, jemi në orar të punës.

Futbollistët e kanë orarin e punës dhe do ta bëjmë punën për 95-96 minuta apo sa do të jetë ndeshja dhe në fund do ta shohim rezultatin. Në këto ndeshje favorit absolut është Rayo Vallecano, mirëpo ne jemi këtu për të dhënë maksimumin. Po e them sinqerisht, do të isha shumë i kënaqur edhe me një pikë të arritur, me një barazim”- Tha Ramadani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb