Një debat i nxehtë u ndez në fundin e qershorit të kaluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi numrin e shqiptarëve në burgjet britanike dhe thirrjeve të tij për deportime masive. Çështja u kthye në një duel të drejtpërdrejtë me shifra, fakte dhe retorikë politike, duke përfshirë edhe një ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila së fundmi solli rezultat, me Farage që tha se pas disa javësh do të drekonte me Ramën.
Gjithçka nisi kur Nigel Farage, ish-eurodeputet dhe lider i partisë “Reform UK”, deklaroi publikisht se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”, duke e përdorur këtë pretendim si argument për kërkesën e tij që shqiptarët të deportohen. Kjo deklaratë u pasua nga një reagim i menjëhershëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi shifrën si të pavërtetë dhe nën ndikimin e “retorikës post-Brexit”.
Rama i sfidoi deklaratat Farage publikisht në rrjetin social “X”, duke i kërkuar që të sillte fakte reale. Ai deklaroi se, në të vërtetë, raporti i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është “më pak se 1 në 100”, duke theksuar se shumë prej tyre përballen me probleme për shkak të një sistemi të tejkaluar vizash dhe emigracioni.
Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!
What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.
He…
— Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2025
Farage, duke mos u tërhequr nga deklaratat e tij, përsëriti shifrën e përmendur dhe e akuzoi Ramën për “hipokrizi”, duke iu referuar marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për pritjen e emigrantëve të tretë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai e quajti Ramën një politikan “pro-BE dhe anti-Brexit”, duke shtuar me ironi: “Nëse je kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tanë?”
Dear @EdiRamaal.
There are 53,000 Albanian citizens in the UK & 1,099 are in our prisons. That’s actually 1 in 48.
I will be asking the Home Secretary to organise for all of these prisoners to be sent back to you.
Thank you for your cooperation. https://t.co/fj4vzgIo1y
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 29, 2025
Nga ana tjetër, Rama vazhdoi të kundërshtojë publikisht pretendimet e Farage, duke theksuar se këto shifra janë pjesë e një “propagande politike të lodhur” që synon të krijojë ndasi kulturore dhe të fajësojë emigrantët për problemet e brendshme britanike. Ai përmendi të dhëna nga Ambasada Shqiptare në Londër, ku theksohet se komuniteti shqiptar në Britani është shumë më i madh se sa pretendohet nga Farage — mbi 300,000 shqiptarë — dhe përbëhet kryesisht nga profesionistë, punëtorë, sipërmarrës dhe qytetarë të integruar.
Dear @Nigel_Farage,
My Catholic grandmother, God rest her soul, used to remind me of the Latin proverb: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. That I guess goes something like: To err is human, but to persist in error is diabolical.
So instead of bothering the already… https://t.co/9d10EQgryV pic.twitter.com/d6rm3x9W4A
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2025
Në kulmin e debatit, Rama i bëri Farage një ftesë publike për të vizituar Shqipërinë si “i ftuar nderi”, për të diskutuar me fakte reale, larg populizmit dhe propagandës. “Nëse pretendimi yt ‘1 në 50’ del i saktë, do të angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht”, deklaroi Rama në një mesazh ironik. “Por nëse gabohesh, do të pres në Shqipëri për t’u njohur me realitetin tonë dhe me njerëzit tanë.”
I accept Prime Minister @EdiRamaal’s invitation to visit Albania as his guest of honour.
We will discuss the return of Albanian prisoners. pic.twitter.com/PREL64fbfr
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 30, 2025
Nigel, Nigel, Nigel…
From “one criminal in fifty Albanians,” your claim has now spiraled into: “Maybe it’s one in three, maybe one in four, I don’t know…”
Really?! You don’t know?
And this comes after you say you double-checked the numbers?
I already pointed you to The… https://t.co/cvgBe4ftys pic.twitter.com/aCWZKSwpZc
— Edi Rama (@ediramaal) July 1, 2025
Farage e pranoi ftesën, duke deklaruar se do të zhvillojë një takim me Ramën për të diskutuar çështjen e deportimit të shtetasve shqiptarë të dënuar në Britani. Në një fjalim përpara anëtarëve të partisë së tij, ai shtoi me ironi: “Do të rezervoj një avion shumë të madh dhe ndoshta do të marr një ngarkesë me vete (të burgosur).”
Vizita e pranuar e Nigel Farage në Shqipëri pritet të realizohet në javët në vijim, ku dy figurat publike do të kenë mundësi të diskutojnë përballë realitetin e emigracionit, të drejtësisë dhe statistikave. Rama ka premtuar që takimi nuk do të jetë për “show”, por për të vendosur në tryezë të vërtetat.
Ajo që nisi si një përplasje për statistika, u kthye në një diskutim më të gjerë mbi rolin e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, retorikën populiste dhe raportet mes politikës së brendshme britanike dhe realitetit të komuniteteve të huaja.
