Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi u bë protagonist me dy asiste në minutat e fundit në duelin që skuadra e tij Legia Varshavës, barazoi me shifrat 2 me 2 ndaj Arka Gdynia.

Vendasit shënuan dy herë me Marcjanik dhe Rusyn në minutat 26 dhe 58, teksa Legia nuk u dorëzua, duke marrë 1 pikë nga kjo përballje.

Në fundin e lojës u regjistruan 2 gola “fotokopje” që i siguruan barazimin skuadrës së Krasniqit. Në minutën e 90-të, sulmuesi shqiptar harkoi nga këndi duke gjetur brenda zonës Colak që goditi saktë me kokë për 1 me 2, teksa në minutën 90+4, ishte sërish Krasniqi që harkoi po nga këndi për Colak, i cili shënoi dopietën personale, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 2 me 2.

Në fund 27-vjeçari shqiptar u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb