Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë “përballur” këtë mbrëmje me akuza dhe kundërakuza në dy studio të ndryshme për ngërçin e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku kontrollorët pezulluan fluturimet, me argumentin se ishin të paaftë të ushtronin detyrën, pasi iu ishte ulur rroga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka fajësuar direkt Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa është shprehur se këta dy të fundit donin ta bllokonin aeroportin deri në zgjedhjet e 25 prillit. Nga një studio tjetër televizive nuk ka munguar dhe përgjigjja me të njëjtën gjuhë e Presidentit Meta, i cili e ka cilësuar Ramën me probleme të mëdha psiqike.

Rama: Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, ata do të qëndrojnë këtu. Është një akt solidariteti në kushte të rënda dhe të pakuptueshme për askënd. Këtu ishim në këtë pikë si pasojë e një marrëzie të stimuluar nga Ilir Meta dhe të mbështetur nga Sali Berisha. Grusht shteti është fjalë e madhe shumë. Nuk e kam përdorur asnjëherë. Grushti është grusht nuk diskutohet. Që është grusht në një moment pikat për të krijuar një situatë konfuzioni. Nuk është se kanë ndonjë qëllim të nxisim gjëra të tilla. Informacionet kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar që këta njerëz ishin në presionin e një grupi organizatorësh që ishin jo rastësisht e materializuar në këtë moment. Për të ditur qëllimi ka qenë i mirë mbështetur në faktin që është shumë e vështirë të zëvendësosh kontrollorët. Faktikisht ne kemi një numër të caktuar ekselentësh që janë përfshirë në këtë proces. Plani është vënë në veprim duke pasur parasysh se nuk do mund të zgjidhnim gjë deri në zgjedhje.

Meta: Pa asnjë diskutim që kjo do të ndodhë, dhe mos u habisni kur kjo të ndodhë. Keni qenë të paralajmëruar, nëse do ti zgjasin duart drejt kutisë së votimit. Besoj që këto 8 vite kanë qenë mëse të mjaftueshme që kemi të bëjmë më probleme të mëdha psikike të Ramës, edhe këtë e vërteton edhe ngjarja e fundit me aeroportin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb